Postuar: Dhjetor 8, 2025 | 22:22
VIDEO/ Kaos pas Elbasani-Vllaznia, ofendime nga tifozët dhe shoqërim i gjyqtarëve me polici në “Elbasan Arena”
Elbasani mposhti Vllazninë me rezultatin 1-0 në stadiumin “Elbasan Arena”. Pas ndeshjes, lojtarët e Vllaznisë kishin pretendimet e tyre te gjyqtari Olsid Ferataj. Dhe nga ky moment u krijua kaos ku nuk munguan ofendimet nga tifozët Elbasanit.

Në fund u nevojit edhe prania e disa policëve, që Ferataj të largohej nga fusha e blertë. Kuqeblutë luajtën me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Elmando Gjinit në minutën e 27-të.
Kuqeblutë tashmë ndodhen në vendin e katërt, që mbyll zonën e “Final Four”. Me katër pikë më tepër është Elbasani, që kryeson renditjen e Superiores. Janë 15 javë të përfunduara.
Dalja e gjyqtarëve nga fusha e blertë: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













