Postuar: Tetor 31, 2025 | 16:42
VIDEO/ Goli i anuluar në derbi, sulmuesit të Partizanit nuk i del keqja. Shpërndan pyetjen i çuditur
Xhudah Garsia mund të festonte golin e parë me fanellën e Partizanit, pikërisht në derbin ndaj Dinamos. Dhe pse e bëri këtë gjë, festa nuk zgjati shumë pasi gjyqtari Olsion Yzeiraj vendosi të ndryshonte vendimin e parë.

Situata e krijuar i kapi të papërgatitur lojtarët e Partizanit pasi kishin festuar, pasi Yzeiraj nuk e pa rastin me VAR. Sot Garsia ka ripostuar në rrjetet e tij sociale golin e anuluar.
“Gol apo jo? Ky u anulua meqë ra fjala”, shkruhet në postimin që Garsia ka shpërndarë. Partizani e humbi derbin me Dinamon me rezultatin 2-0, ndërsa ky takim mbylli fazën e parë për të dyja skuadrat.

Goli i anuluar: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













