VIDEO/ Gola, kartonë të kuq dhe VAR-i shpëtimtar në fund! Egnatia e Tirana e mbyllin në rezultatin që nuk kënaq askënd

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2025 | 23:58

VIDEO/ Gola, kartonë të kuq dhe VAR-i shpëtimtar në fund! Egnatia e Tirana e mbyllin në rezultatin që nuk kënaq askënd

Egnatia dhe Tirana kanë ndarë pikët në një barazim 1-1 në Rrogozhinë që nuk kënaq asnjërën nga dy skuadrat për objektivat që kanë në këtë sezon.  

bandicam 2025-03-15 19-48-20-966

Të dy skuadrat zhvilluan një lojë shumë kaotike, ku e rastet para portës ishin më shpesh rastësi. Kështu që avantazhi vendas erdhi nga një goditje këndi, ndërsa barazimi i bardhebluve, si vijim i një rivënie anësore në fundin e pjesës së parë.

Ndeshja ishte edhe shumë e tensionuar, me ndërhyrjet e ashpra e faullet që nuk munguan dhe gjyqtarin Xhaja i cili ndëshkoi me të kuq Ujkën nga një anë dhe Veran në tjetrin. Ndërsa në fund, kryesoi gaboi duke akorduar penallti për Tiranën, por me VAR-in i cili i erdh në ndihmë dhe korrigjoi gabimin e tij.

Në fund, të dy skuadrat morën nga një pikë, por që nuk u shërben shumë për objektivat që kanë, sidomos për Tiranën që zbret përsëri në zonë e ftohtë.

EGNATIA-TIRANA 1-1

36′ Sota / 45’+5′ Soler

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja pa fitues, në barazimin 1-1.

90’+5’ Leo Melo gjuan me forcë në kufijtë e zonës, sfera bllokohet nga mbrojtësit.

90’+1’ Guindo merr vendin e Lushkjes te Egnatia.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

87’-89’ Ernest hyn në zonë nga e majta, Uotrlai ndërhyn dhe sulmuesi i Tiranës rrëzohet. Xhaja jep menjëherë penallti për bardheblutë, por pastaj ftohet nga VAR të shohë pamjet dhe ndërron mendje. (VIDEO)

86’ Ndreca i lë vendin në fushë Bajroviç te Tirana.

86’ Kartoni i dytë i verdhë edhe për Vera, Xhaja nuk ia kursen kartonin e kuq. (VIDEO)

83’ Ndreca ndëshkohet me karton të verdhë.

81’ Gjumsi merr vendin e Mihanës në radhët e Tiranës.

80’ Jahaja dhe Leo Melo hyjnë në fushë në vend të Bakajoko dhe Kasës në radhët e Egnatias.

73’ Egnatia mbetet me 10 lojtarë, pasi Ujka ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. (VIDEO)

68’ Fernando provon me një gjuajtje nga distanca, sfera shkon direkt në duart e Selmanit.

60’ Fangaj nga e djathta pason në qendër ku vjen Zejnullai i cili gjuan me shpejtësi, por duke kaluar topin mbi traversë. (VIDEO)

56’ Ujka ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Vera.

53’ Mici ndëshkohet me karton të verdhë.

53′ Ujka nga distanca tenton portën, topi përplaset para Selmanit i cili me vështirësi e devijon në këndore. (VIDEO)

49’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Xhemajli i cili gjuan me kokë por nuk gjen portën. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësime te Tirana, pasi Soler i dëmtuar dhe Zharmuni i lënë vendin në fushë Markut dhe Mihanës.

45’+6’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.

45’+5’ GOOOL TIRANA! Pas një rivënie anësore nga e djathta, topi shkon në zonë te Soler i cili e devijon në rrjetë. (VIDEO)

45’+3’ Tension mes Alijev dhe Verës që nuk kursejnë sjelljet antisportive ndaj njëri-tjetrit, duke u ndëshkuar të dy me të verdhë

45’+2’ Sota i dëmtuar i lë vendin Zejnullait në radhët e Egnatias.

45’ Jepen 4 minuta shtesë.

40’ Ndreca gjendet i vetëm në pozicion ballor gjuajtje. Tentativa e tij bllokohet nga mbrojtja e vendasve.

36’ GOOOL EGNATIA! Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon te Sota në shtyllën e dytë me mbrojtësin i cili nuk fal. (VIDEO)

35’ Kasa gjen hapësirë para zonës dhe gjuan, sfera devijohet në këndore. (VIDEO)

34’ Ernest shpërthen me forcë në zonë, gjuajtja e tij e parë ndalet nga shtylla dhe më pas topi i kthyer te sulmuesi fluturohet jashtë në mënyrë të gabuar nga lojtari i bardhebluve. (VIDEO)

29’ Edhe Fangaj ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Soler.

27’ Pas një harkimi në zonën e Egnatias, Ernest me kokë nuk gjen portën e vendasve.

26’ Pas një rivënie anësore, topi shkon te Ndreca i cili i vetëm para Dajsinanit nuk gjuan në portë falë edhe devijimit të portierit. (VIDEO)

24’ Uotlai ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Përgjonit.

21’ Top i gjatë i Smaçit që ndalet në mënyrë perfekte nga Ernest. Sulmuesi hyn në zonë dhe gjuan në diagonale, por sfera shkon jashtë. (VIDEO)

20’ Kasa harkon nga e djathta në zonë, Vera ul topin për Selmanin i cili kontrollon.

19’ Fernando tenton me një gjuajtje nga shumë larg portës, pa gjetur katërkëndorin.

17’ Top i gjatë në zonën e Egnatias, Ernest rrëshqet dhe nuk arrin të gjuajë drejt portës.

13’ Kasa nga e djathta gjen hapësirë dhe harkon në zonë, Dembele largon topin në këndore.

7’ Minuta po shumë emocione nga të dy palët, pasi skuadrat nuk ia dalin t’i afrohen rrezikshëm portave.

1’ Alijev nga e majta tenton të hedhë topin në qendër, Selmani kontrollon pa probleme.

1’ Nis dueli në Rrogozhinë.

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Alijev, Fangaj, Uotlai, Ujka, Fernando, Kasa, Lushkja, Bakajoko.
Trajner: Edlir Tetova

TIRANA: Selmani, Vera, Kola, Përgjoni, Mici, Dembele, Soler, Smaçi, Ndreca, Zharmuni, Ernest.
Trajner: Bledi Shkëmbi

PANORAMASPORT.AL