Postuar: Janar 10, 2026 | 13:58
VIDEO/ Gol nga 25 metra, shikoni realizimin spektakolar të mesfushorit të Partizanit
Partizani po përballet me Burrelin në kuadër të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja zhvillohet tek “Arena e Demave” dhe është e vlefshme për fazën 1/8. Zhbllokimi i takimit erdhi nga supergoli i Rouen Hjumen në minutën e 19-të.

Mesfushori i Partizanit nuk hezitoi nga një distancë rreth 25 metra, pas pasimit të Vusal Isgandarlit. Portieri Sinan Dani ishte e pafuqishëm për të shmangur golin.
Për Hjumen ishte goli i dytë me të kuqtë, pas atij të shënuar në derbi ndaj Tiranës. Pjesa e parë ndërkohë u mbyll me rezultatin 2-0. Për të kuqtë shënoi edhe Diego Kontreras, që bëhet sulmuesi më efikas i këtij sezoni.
Goli i Rouen Hjumen: (VIDEO)
PANORAMAPORT.AL













