VIDEO/ Gol në minutën e 93-të dhe karton i kuq me peshë, mbyllet me drithërima finalja Teuta-Pogradeci në “play out”
Teuta mbetet në Abissnet Superiore, pasi mposhti Pogradecin në finalen e “play out”. Sfida në stadiumin “Niko Dovana” u vendos nga goli i Klejdi Dacit në minutën e 93-të.

Episodi që ndryshoi fatin e takimit u regjistrua në minutën e 81-të. Gjyqtari Enea Jorgji u thirr nga Olsid Ferataj në VAR, për të lënë Pogradecin me 10 lojtarë. Ishte Pius që doli me karton të kuq.
Festa shpërtheu për ekipin e Bledar Hodos, që ia doli të sigurojë mbijetesën. Pogradeci ndërkohë do të mbetet pjesë e Kategorisë së Parë.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
TEUTA 1-0 POGRADECI
90+3′ Daci
NGJARJET KRYESORE
90+8′ Mbyllet finalja, Teuta fiton 1 me 0 ndaj Pogradecit.
90+6′ Daci ndëshkohet me karton të verdhë te Teuta.
90+3′ GOOOL! Teuta 1-0 Pogradeci/ Daci dërgon vendësit në festë te Teuta, shënon golin më të rëndësishëm të sezonit. (VIDEO)
90+2′ Kotobelli tenton supergolin. Staniç dërgon topin në këndore. (VIDEO)
90′ Akordohen 8 minuta shtesë.
87′ Dragoshi merr vendin e Danladit te Pogradecit.
85′ Ismajli merr vendin e Votlait te Teuta.
85′ Arifi ndëshkohet me karton të verdhë te Teuta pas ndërhyrjes ndaj Toshevskit.
82′ Trajneri Çela i Pogradecit ndëshkohet me karton të verdhë.
78-81′ Pogradeci mbetet me 10 lojtarë. Pius largohet me karton të kuq nga Jorgji pas rishikimit me VAR. Ishte Ferataj që e thirri Jorgjin, për të riparë rastin. Protesta të shumta nga liqenorët. (VIDEO)
77′ Pius ndëshkohet me karton të verdhë te Pogradeci.
74′ Arifi merr vendin e Vilës te Teuta.
71′ Oliveira dhe Greca largohen te Pogradeci. Aktivizohen Abazaj dhe Pius.
66′ Maçolli vendos në vështirësi Staniç. Portieri e largon topin në këndore. (VIDEO)
64′ Goditja e parë në portë regjistrohet nga Teuta. Boçi gjuan, ndërsa Staniç kontrollon pa problem. (VIDEO)
64′ Kazim merr vendin e Lleshajt te Pogradeci.
56′ Votlai ndëshkohet me karton të verdhë te Teuta.
55′ Goditja me kokë e Tolit përfundon jashtë. Episod i mirë për Teutën, që nuk u shfrytëzua si duhet. (VIDEO)
54′ Loja vazhdon e balancuar dhe pa raste të pastra.
46′ Nis pjesa e dytë.
45+3′ Mbyllet pjesa e parë, Teuta 0-0 Pogradeci.
45+1′ Karton i verdhë për Preknicaj te Pogradeci.
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
39′ Faull i Grecës ndaj Jazxhi. Sfida rinis nga këmbët e Selmanit.
33′ Preknicaj tenton me roveshatë në zonën e Pogradecit. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
32′ Probleme për Grecën te Pogradeci.
24′ Kotobelli harkon, ndërsa Vila godet me kokë. Rast i mirë për Teutën. (VIDEO)
24′ Teuta mundohet të ketë kontrollin e topit. Megjithatë, mungojnë rastet e rrezikshme.
17′ Boçi nuk ia del të godasë topin e gjatë që erdhi nga Përgjoni. Shfaqet Teuta. (VIDEO)
8′ Oliveira i Pogradecit tenton supergolin direkt nga goditja e dënimit. (VIDEO)
1′ Nis finalja në Durrës.
FORMACIONET ZYRTARE
TEUTA: Selmani; Zhongo, Jazxhi, Maçolli, Daci, Boçi, Kotobelli, Votlai, Përgjoni, Toli, Vila
Trajner: Bledar Hodo
POGRADECI: Staniç; Toshevski, Kasmollari, Greca, Lleshaj, Lila, Shanaj, Samake, De Oliveira, Danladi, Preknicaj
Trajner: Emiljano Çela
PANORAMASPORT.AL













