Postuar: Shtator 28, 2025 | 21:12
VIDEO/ Gol në minutën e 91-të, sulmuesi i Kombëtares e bën “sefte” në Superligën turke
Indrit Tuci ka gjetur golin e parë në Superligën turke. Sulmuesi i Kombëtares u tregua vendimtar, pasi vendosi baraspeshën(1-1) në sfidën që Kajserispor luajti kundër Genclerbirligi.

Vendësit e Genclerbirligi kishin mbetur me 9 lojtarë. Sulmet e Kajserispor u shtuan kështu, ndërsa goli i Tucit me kokë u regjistrua në minutën e 91-të.
Sulmuesi shqiptar është huazuar nga Sparta e Pragës. Në sfidën e sotme u aktivizua në minutën e 60-të.
Goli i Indrit Tucit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













