VIDEO/ Gjyqtari Vrapi dhe VAR, protagonistë tri herë! Vllaznia fiton ndaj Bylisit, mbyllet me përplasje ndeshja në Ballsh
Vllaznia ka mposhtur Bylisin me rezultatin 0-1 në stadiumin “Adush Muçaj” të Ballshit. Protagonistët kryesorë ishin gjyqtari Daniel Vrapi dhe Adrian Beqiraj në VAR, që ndërhynë tri herë për të vendosur fatet e takimit.

VAR ishte protagonist që në fillim, kur Jago i Vllaznisë tundi rrjetën në minutën e gjashtë. Teknologjia ndërhyri, ndërsa u akordua pozicion jashtë loje për Balajn.
Emocionet e vërteta ishin ruajtur për në pjesën e dytë. Fillimisht gjyqtari Vrapi akordoi penallti në favor të Bylisit, për ndërhyrje të parregullt nga Gurishta në zonë. Gjyqtari Beqiraj në VAR e thërriti për të ndryshuar vendimin.
Më pas Peralta me autogolin e tij i dha avantazhin Vllaznisë. Mustafa në frymën e fundit riktheu baraspeshën, por VAR ndërhyri për herë të tretë duke thërritur gjyqtarin Vrapi që kishte lejuar avantazhin. Ky i fundit ndryshoi vendimin e fushës dhe i anuloi golin Bylisit të Mirel Josës.
Vllaznia e Edi Martinit merr 3 pikë të arta në transfertën e Bylisit. Kuqebluve i mungonte prej muajsh fitorja në udhëtim.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
BYLIS 0-1 VLLAZNIA
83′ (ag) Peralta
NGJARJET KRYESORE
90+13′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Vllaznisë, 0-1.
90+7′-90+10′ Mustafa rikthen baraspeshën, por skena të pazakonta ndodhin në Ballsh. Gjyqtari Vrapi pasi kishte lejuar vazhdimin, thërritet nga VAR dhe anulon golin e Bylisit. (VIDEO) + (VIDEO)
90′ Akordohen 6 minuta shtesë.
89′ Sulovari ndëshkohet me karton të verdhë te Bylisi.
87′ Mala i lë vendin Kuros, Krymi ndërkohë zëvendësohet nga Tafili. Largohen po ashtu Ofori dhe Muktar, aktivizohen Abdullahi dhe Sulovari te Bylisi.
86′ Pretendime për penallti te Vllaznia. Gjyqtari e konsideron çdo gjë të rregullt. (VIDEO)
83′ GOOOL! Bylis 0-1 Vllaznia/ Kuqeblutë gjejnë më në fund avantazhin. Autogoli i Peraltës pas krosimit të Malës nderon Vllazninë. (VIDEO)
81′ Krymi heq topin nga zona e Vllaznisë. Malomo ishte aty i gatshëm për të përfituar.
76′ Mustafa nuk e kap topin e hedhur në zonë. Largohet rreziku nga zona e Vllaznisë. (VIDEO)
75′ Kubazi bën gjithçka mirë, por nuk godet si duhet. Portieri Vashu bën mirë dhe prapavija tregohet më pas e kujdesshme. (VIDEO)
73′ Kane largon topin e goditur me kokë nga Pusi. Vllaznia shfaqet rrezikshëm në zonën e Bylisit. (VIDEO)
69′ Malomo merr vendin e Ualison te Bylisi.
66′ Karton i verdhë për Kubazin për ndërhyrje të gabuar.
64′ Mustafa nuk ia del të godasë te Bylisi, ndërsa ishte në pozicion të favorshëm te zona e Vllaznisë. (VIDEO)
63′ Kastrati i lë vendin Kubazit te Vllaznia.
60′-62′ Gjyqtari Vrapi akordon penallti në favor të Bylisit, për ndërhyrje të gabuar nga Gurishta. Më pas e rishikon me VAR dhe e anulon. (VIDEO)
54′ Zëvendësimi i parë. Hakaj i merr vendin Jagos te Vllaznia.
46′ Nis pjesa e dytë në Ballsh.
45+4′ Mbyllet pjesa e parë me barazim 0-0.
45′ Akordohen 4 minuta shtesë.
40′ Bylisi ka fituar disi terren në minutat e fundit. Bie ritmi te Vllaznia.
38′ Mbajtja e topit është në favor të Vllaznisë, 58% me 42%.
37′ Përplasje mes Ualison dhe Krymit. Gjyqtari vijon lojën mes protestave. Vendos ta ndërpresë më pas. (VIDEO)
35′ Mustafa i afrohet golit te Bylisi. Goditja e tij me kokë përfundon mbi kuadratin e mbrojtur nga Pohls. (VIDEO)
33′ Mundësi e mirë për Bylisin, pasi rikuperon topin nga Kastrati. Muktar nuk godet si duhet. (VIDEO)
31′ Esat Mala provon nga jashtë zone te Vllaznia, por topi shkon shumë larg kuadratit. (VIDEO)
28′ Krosim i Kastratit për Balajn, por prapavija e Bylisit largon rrezikun në këndore.
26′ Përplasje e rrezikshme në zonë, por gjyqttari vijon lojën. Adeduro provon nga jashtë zone dhe topi përfundon jashtë. (VIDEO)
23′ Muktar ndëshkohet me karton të verdhës pas ndërhyrjes ndaj Kastratit.
19′ Balaj nuk e shfrytëzon si duhet pasimin e Malës në zonë. Vllaznia vijon të jetë kërkuese.
17′ Kombinimet e Vllaznisë nxjerrin sërish zbuluar Jagon në krahun e majtë te Vllaznia. Ky i fundit i pason Kallakut, i cili ndalet nga Ofori në zonë. (VIDEO)
14′ Adeduro ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrjen ndaj Krymit.
12′ Peralta ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Salës.
5′-9′ Aksion fantastik i Vllaznisë. Jago i harruar në zonë kalon kuqeblutë në avantazh. Rasti kontrollohet për pozicion jashtë loje dhe gjithçka konsiderohet e parregullt më pas nga VAR. Balaj më parë ishte më i avancuar. (VIDEO) + (VIDEO)

1′ Nis ndeshja në Ballsh.
FORMACIONET ZYRTARE
Bylis: Vashu; Bruno, Kane, Peralta, Adeduro, Ofori, Muktar, Marku, Përgjoni, Ualison, Mustafa
Trajner: Mirel Josa
Vllaznia: Pohls; Jago, Pusi, Bajrami, Gurishta, Krymi, Kallaku, Sala, Kastrati, Balaj, Mala
Trajner: Edi Martini
PANORAMASPORT.AL













