VIDEO/ Gjahtar zone dhe festë me shqiponjë në Ukrainë, shihni golin me të cilin Tedi Cara “barazoi” Partizanin
Tedi Cara ka qenë protagonisti kryesor i fitores së sotme të Oleksandrias në kampionatin ukrainas të futbollit përballë Inhulets në transfertë.

Ai shënoi goli e vetëm të fitores 1-0 në pjesën e parë të ndeshjes, duke tundur rrjetën me një nuhatje gjahtari zone, pasi u gjend në vendin e duhur në momentin e duhur për të lëshuar një gjuajtje të pakapshme për portierin kundërshtar.
SHIH VIDEON
Cara e ka festuar me shqiponjë këtë gol të rëndësishëm për të dhe për klubin pasi që sot Oleksandria garantoi matematikisht praninë mes tre skuadrave të para në kampionat e kësisoj edhe në kompeticionet e UEFA-s.
Për Carën, ky ishte goli i 3-të në vetëm 9 ndeshje me Oleksandrian, duke barazuar kësisoj shifrën e rrjetave të tundura me Partizanin në fazën e parë të edicionit, kur me të kuqtë luante 18 ndeshje.
PANORAMASPORT.AL













