VIDEO/ Fund i çmendur! 3 gola në shtesë, 1 karton i kuq dhe pritja spektakolare e Kurtua. Reali eliminon Dortmundin dhe “fluturon” në gjysmëfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2025 | 0:16

VIDEO/ Fund i çmendur! 3 gola në shtesë, 1 karton i kuq dhe pritja spektakolare e Kurtua. Reali eliminon Dortmundin dhe “fluturon” në gjysmëfinale

Një fund i çmendur në duelin mes Realit të Madridit dhe Borusia Dotundit, që përfundoi me rezultatin 3 me 2 për skuadrën spanjolle. 

 

reali

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 2 me 0 të skuadrës së Ksabi Alonsos, falë golave të Gonzalo Garsias dhe Fran Garsias. Ndërkohë që minutat shtesë të pjesës së dytë rezultuan dramatike. 

Fillimisht sulmuesi Beier ngushtoi shifrat në 2 me 1 në minutën e 90+3’. E menjëhershme ishte kundërpërgjigjia e Realit me Mbape, që shënoi një gol mjaft të bukur në minutën 90+4 për 3 me 1, teksa në aksionin e radhës, gjermanët fitojnë një penallti, me Guirasin, ndërkohë që mbrojtësi Huijsen ndëshkohet me karton të kuq. 

Penalltia u shndërrua në gol po nga Guirasi, teksa në aksionin e fundit, Borusia e Dortmundit, për pak sa nuk realizon një kryevepër. Gjuajtja e Sabicer në frymën e fundit, u ndal në mënyrë mjeshtërore nga Kurtua, që shmangu një barazim dramatik.  

FT: REAL MADRID – BORUSIA DORTMUND 3-2

Gonzalo Garsia 10′, Fran Garsia 20′, Mbape 90+4′ / Beier 90+3′, Girasi 90+8′ (p)

PRITJA SPEKTAKOLARE E KURTUA NË AKSIONIN E FUNDIT: VIDEO 

GOLI I GIRASI: VIDEO 

KARTONI I KUQ I HUJISEN: VIDEO

GOLI I MBAPE: VIDEO

GOLI I BEIER: VIDEO

GOLI I FRAN GARSIAS: VIDEO 

GOLI I GONZALO GARSIAS: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE: 

formacionet

PANORAMASPORT.AL