VIDEO/ Flamurtari i bëhet makth Vllaznisë, përfiton nga goli dhe kartoni i kuq për 3 pikë të arta në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2026 | 23:58

VIDEO/ Flamurtari i bëhet makth Vllaznisë, përfiton nga goli dhe kartoni i kuq për 3 pikë të arta në Vlorë

Flamurtari mposhti Vllazninë me rezultatin 1-0 në Vlorë. Goli i Alesandro Bolzan në pjesën e parë solli 3 pikë të arta për ekipin e Andi Ribajt, që po lufton për mbijetesën.

bandicam 2026-03-08 18-02-58-083

Vllaznia e Edi Martinit duhet të luante me 10 lojtarë, që nga minuta e 37-të. Bismark u ndëshkua me karton të kuq nga Enea Jorgji, pas ndërhyrjes ndaj Trashit.

Kuqeblutë nuk u dorëzuan, megjithatë goditjet drejtpërdrejt në portën e Flamurtarit nuk ishin shqetësuese. Vendësit u bëhen makth shkodranëve në Vlorë, pasi pikërisht aty fitonin edhe në fazën e parë.

Vllaznia mbetet në vendin e parë me 2 pikë më tepër se Elbasani, ndërsa Flamurtari lë vendin e fundit. Vlonjatët numërojnë 3 pikë më pak se Bylisi, që ndodhet jashtë zonës së ftohtë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

FLAMURTARI 1-0 VLLAZNIA

35′ Bolzan

NGJARJET KRYESORE

90+6′ Mbyllet ndeshja, Flamurtari fiton 1 me 0 ndaj Vllaznisë. 

90+6′ Rasti i fundit për Vllazninë. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ Murataj merr vendin e Malës te Vllaznia.

85′ Vllaznia largon Gjinin dhe aktivizon Pusin. Po ashtu Dros merr vendin e Krymit.

83′ Largohen Maksuti dhe Todoroski nga Flamurtari. Aktivizohen Oshafi dhe Urbaez.

80′ Peralta ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa.

74′ Kallaku provon nga distanca. Topi përfundon jashtë. Vllaznia nuk heq dorë duke kërkuar barazimin. (VIDEO)

72′ Goditje qëndrore e Kasës, portieri i Vllaznisë kontrollon pa problem. Flamurtari mbetet në avantazhin e një goli.

72′ Dodaj humbet topin, ndërsa Mbe përfiton dhe gjen Maksutin. Ky i fundit heziton të gjuajë dhe aksioni humbet rrezikshmërinë. (VIDEO)

71’ Nunjez merr vendin e Diavara në radhët e Flamurtarit. Lojtari që largohet nga fusha e lojës ndëshkohet me të verdhë për vonesa.

69’ Dodaj merr vendin e Jagos në radhët e Vllaznisë.

66′ Goditja e Balajt pengohet nga Skuadrone. Topin e kontrollon portieri Aleksovski. (VIDEO)

60′ Kasa dhe Mbe marrin vendin e Markut dhe Bolzan te Flamurtari.

58′ Kallaku provon te Vllaznia. Topi devijohet dhe kontrollohet nga Aleksovski. (VIDEO)

51′ Gjini ndëshkohet me karton të verdhë te Vllaznia.

46′ Nis pjesa e dytë. Martini largon Çelikoviç dhe aktivizon Qaton.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë, Flamurtari 1-0 Vllaznia.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ Bolzan ndëshkohet me karton të verdhë te Flamurtari.

42′ Trashi rikthehet në fushë dhe fiton duartrokitjet e publikut.

40′ Çelikoviç ndëshkohet me karton të verdhë.

37′ Bismark ndëshkohet me karton të kuq pas ndërhyrjes së rëndë ndaj Trashit. Nuk ka dyshime për gjyqtarin Enea Jorgji. (VIDEO)

35′ GOOOL! Flamurtari 1-0 Vllaznia/ Tronditen kuqeblutë, Bolzan tund rrjetën pas asistit të Maksutit dhe në Vlorë shpërthen festa. (VIDEO)

32′ Kombinime të mira te Vllaznia. Topi përfundon te Jago, ndërsa krosimi i këtij të fundit është më i fortë se duhet. (VIDEO)

28′ Radha e Flamurtarit që të drithërojë Vllazninë. Peralta nuk e shfrytëzoi si duhet rastin e krijuar. (VIDEO)

26′ Vllaznia pranë golit. Ishte Jago që tentoi pasi ishte pozicionuar si duhet. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

20′ Vllaznia më kërkuese në minutat e para. Flamurtari mbrohet mirë dhe pret momentin e tij.

13′ Bismark shfaqet rrezikshëm te Vllaznia. Topi i goditur prej tij ndalet nga Skuadrone. (VIDEO)

7′ Bajrami, i pashqetësuar, godet me kokë. Topi i gjuajtur nga mbrojtësi i Vllaznisë përfundon jashtë. (VIDEO)

3′ Enea Jorgji detyrohet të ndërpresë ndeshjen për një moment, pasi tymi i krijuar nga flakadanët e tifozëve pengon vazhdimësinë.

1′ Nis ndeshja në Vlorë.

FORMACIONET ZYRTARE

Flamurtari: Aleksovski; Skuadrone, Bolzan, Veiga, Trashi, Marku, Diavara, Ramani, Todoroski, Perlata, Maksuti

Trajner: Andi Ribaj

Vllaznia: Pohls; Çelikoviç, Krymi, Kastrati, Balaj, Kallaku, Bajrami, Bismark, Mala, Jago, Gjini

Trajner: Edi Martini

PANORAMASPORT.AL