Postuar: Maj 4, 2025 | 22:59
VIDEO/ Finalja për Superioren mbyllet me sherr, grushtet mes lojtarëve të Tiranës dhe Pogradecit vazhdojnë edhe pas vërshëllimës përfundimtare
Tirana siguroi mbijetesën në Superiore, pas një fundi dramatik me Pogradecin. Bardheblutë fituan falë autogolit të Hysenllarit në minutën e 90-të.

Pas episodit ku Tirana mori avantazhin, tensionet u shtuan në fushën e blertë. Përplasjet mes lojtarëve nuk erdhën vetëm gjatë kohës shtesë.
Grushtet mes tyre pasuan edhe pas vërshëllimës përfundimtare të Andi Koçit. Ndreca nga Tirana dhe Raza te Pogradeci u ndëshkuan me kartonë të kuq.
Tirana do të vazhdojë në Superiore, teksa Pogradeci e mbyll këtu ëndrrën për elitën dhe do të jetë sërish pjesë e së Parës në edicionin e ardhshëm.
Pamjet gjatë ndeshjes: (VIDEO)
Përpasja pas ndeshjes: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













