VIDEO/ Finalja e tyre e parë europiane në 44 vjet, shikoni si festoi Princi Uilliam triumfin e skuadrës angleze
Aston Vila u kualifikua në finalen e Ligës së Europës pasi triumfoi me rezultatin 4-0 kundër rivalëve të tyre të përjetshëm, Notingam Forest.

Ai që e ka festuar më shumë këtë fitore padyshim ka qenë tifozi i tyre i flaktë, Princi Uilliam. Pas përfundimit të sfidës, ai u ngrit në këmbë duke festuar dhe përqafuar me njerëzit që i qëndronin krah tij.
🇬🇧 Prince William losing it as Villa pulled ahead of Forest on aggregate in the Europa League semi-final.
The future King of England, fist-pumping like every other Villa fan in the country tonight🔥pic.twitter.com/DO4WNfOkMP
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) May 8, 2026
Trashëgimtari i fronit anglez këndoi këngën klasike të Neil Diamond “Sweet Caroline” së bashku me pjesën tjetër të tifozëve të Aston Vilës së Unai Emeri. Ai vizitoi dhomën e zhveshjes së lojtarëve për t’i përgëzuar ata dhe trajnerin spanjoll për arritjen e tyre.
Rikujtojmë që për Aston Vilën kjo finalja e tyre europiane në 44 vjet.
PANORAMASPORT.AL













