VIDEO/ “Final 4” nis me befasi, Vllaznia gjunjëzohet keq nga Dinamo që hap garën për titull
Faza ”Final 4” e Abissnet Superiore ka nisur me një befasi, pasi Vllaznia kryesuese është mposhtur me shifrat 2-0 nga Dinamo e vendit të katërt duke hapur plotësisht luftën për titullin kampion.

Blutë shkonin në këtë ndeshje të përgjysmuar për shkak të dëmtimeve apo edhe pezullimit të trajnerit Daja dhe me shanse minimale për titullin, mendohej se do shfaqnin pak rivalitet. Por edhe nëse blutë dukeshin nën ritëm, Vllaznia bëri më keq, duke ia dhuruar praktikisht fitoren me një lojë që la shumë për të dëshiruar e një sulm që gaboi gjithçka.
Në pjesën e dytë, shkodranët panë Bajramin të ndëshkohej me të kuq e më pas me një nga zbritjet e rralla të Dinamos, pësoi një gol të cilin as vetë Malomo nuk e festoi. Shkodranët vazhduan një festival të mirëfilltë rastesh të humbura mes mbrojtjes të sajuar të bluve, por në fund u goditën edhe nga goli i dytë i Xhejms, që vulosi suksesin 2-0 të Dinamos dhe hapi plotësisht luftën për titullin kampion.
VLLAZNIA-DINAMO 0-2
77′ Malomo, 90’+6′ Xhejms
NGJARJET KRYESORE
90’+9’ Mbyllet ndeshja me shifrat 2-0 për Dinamon.
90’+6’ GOOOL DINAMO! Kundërsulm i bluve pas një goditje këndi ku kishte dalë edhe Pohls para. Në fund është Xhejms ai i cili shënon golin e dytë. (VIDEO)
90’+4’ Berisha i vetëm para Pohls shpërdoron mundësinë për të mbyllur ndeshjen. (VIDEO)
90’+2’ Harkim në zonë i Vllaznisë, Balaj ul topin për Gjinin por Kiri grushton e pastaj fiton faull pas ndërhyrjes së mbrojtësit i cili ndëshkohet me të verdhë.
90’+1’ Meksi merr vendin e Beqjas në radhët e Dinamos.
90’ Jepen 4 minuta shtesë.
90’ Tafili nga e djathta harkon në qendër ku nuk devijon askush.
87’ Përsëri Vllaznia ka shumë hapësira përpara për të gjuajtur, sfera shkon te Dodaj i cili gjuan duke gjetur përsëri Kirin. (VIDEO)
86’ Dodaj gjuan nga jashtë zonës, sfera shkon direkt në duart e Kirit. (VIDEO)
85’ Dros harkon në zonë për Dodajn i cili devijon shumë lehtë pa shqetësuar Kirin.
84’ Mustafa merr vendin e Guindos në radhët e Dinamos.
81’ Tafili merr vendin e Malës në radhët e Vllaznisë.
79’ Xhejms merr vendin e Qardakut në radhët e Dinamos.
78’ Dros dhe Sala hyjnë në fushë në vend të Kallakut dhe Qatos në radhët e Vllaznisë.
77’ GOOOL DINAMO! Aksion i rrjedhshëm i bluve, me topin që shkon te Malomo në të djathtën. Sulmuesi nuk gabon me gjuajtjen e tij duke shënuar golin e avantazhit. (VIDEO)
70’ Qardaku ekzekuton direkt në portë goditjen e dënimit, topi ndalet me vështirësi në dy kohë nga Pohls. (VIDEO)
69’ Berisha niset në sulm i vetëm në të majtën, Bajrami i ndërhyn në mënyrë të gabuar dhe ndëshkohet me të dytin e verdhë duke dalë me të kuq. (VIDEO)
67’ Mala del me lehtësi në fundore në të djathtën, harkon për Dodajn i cili gjuan fluturimthi por nuk gjen portën. (VIDEO)
63’ Berisha niset i vetëm në kundërsulm, vetëm një ndërhyrje e Bajramit në zonë ndal sulmuesin e Dinamos. (VIDEO)
61’ Balaj ul topin për Kallakun i cili gjuan fluturimthi, pa gjetur portën e bluve. (VIDEO)
59’ Dodaj merr vendin e Muratajt në radhët e Vllaznisë.
53′ Pranë golit Vllaznia me Balajn, pas harkimit të Jagos nga e majta, kapiteni shkodran provon me kokë, por nuk i jep topit koordinatat e duhura. (VIDEO)
52′ Dinamo provon të rrezikojë me kundërsulmet e rrezikshme të Bernard Berishës, por i vëmendshëm portieri i Vlaznisë. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë. Berisha dhe Gudiabi hyjnë në fushë në vend të Lorran dhe Ditës në radhët e Dinamos.
45’+3’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
43’ Balaj ul topin në qendër për Muratajn, gjuajtja e tij kontrollohet nga Kiri. Aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
42’ Bajrami ndëshkohet me të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Malomon.
39’ Një harkim nga e majta gjen Qaton në kufijtë e zonës, mesfushori gjuan por në mënyrë krejtësisht të gabuar. (VIDEO)
37’ Tjetër harkim në zonë, këtë herë nga Jago, me asnjë nga lojtarët e Vllaznisë që nuk devijon.
35’ Kallaku nga e djathta harkon për Qaton i cili nuk arrin në anën tjetër të fushës të ndalë topin që shkon në fundore.
31’ Gurishta harkon në zonë nga e djathta, Murataj në shtyllën e dytë nuk gjen kontaktin me topin. (VIDEO)
29’ Harkim perfekt i Malës për Balajn, gjuajtja e tij me kokë fluturon shumë lart mbi traversë. (VIDEO)
24’ Mala lëshon një diagonale nga jashtë zonës në të djathtën, sfera nuk gjen portën e bluve.
20’ Qardaku provon nga distanca, Gjini përsëri devijon sferën në këndore.
16’ Mala nga e djathta harko në zonë, Ismaili me kokë devijon në këndore.
15’ Vila provon nga e majta, hyn në zonë dhe lëshon një gjuajtje të lehtë që kontrollohet nga Pohls. (VIDEO)
12’ Bajrami del në fundore në të majtën, harkimi i tij nuk gjen askënd dhe shkon jashtë.
10’ Qardaku ekzekuton një goditje dënimi drejt portës, Gjini me kokë largon sferën në këndore.
7’ Vllaznia ka iniciativën e plotë sa i përket mbajtjes së topit, duke kërkuar që të gjejë shpejt golin.
4’ Murataj nis një top në thellësi, por Kiri del dhe kontrollon sferën.
2’ Mala ka menjëherë mundësinë që të rrezikojë në zonë por gjuajtja e tij përfundoi në duart e Kirit. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “Air Albania”.
FORMACIONET ZYRTARE
VLLAZNIA: Pohls; Gurishta, Gjini, Bajrami, Jago, Qato, Krymi, Kallaku, Mala, Balaj, Murataj
Trajner: Edi Martini
DINAMO: Kiri; Ismaili, Dita, Aliji, Lorran, Beqja, Qardaku, Vila, Guindo, Nani, Malomo
Trajner: Renaldo Kalari
PANORAMASPORT.AL













