VIDEO/ Elbasani merr vendin e parë në Vlorë, Flamurtari u rikthehet humbjeve mes polemikave për penallti
Elbasani ka mposhtur Flamurtarin në sfidën e vlefshme për javën e dhjetë të Superiores. Goli i Lajthisë në pjesën e dytë i dha 3 pikë të arta verdhebluve në transfertën e Vlorës.

Sfida ishte mjaft e luftuar, ndërsa tension kishte edhe në shkallët e stadiumit mes dy tifozerive. Lajthia ishte ai që gjeti rrjetën pas goditjes me kokë.
Flamurtari ndërkohë pati disa pretendime për penallti, ndërsa një e tillë iu akordua nga gjyqtar Albert Doda në minutën e 81-të. VAR ndërhyri dhe pas rishikimit të rastit, Doda vendosi të ndryshonte vendimin e fushës.
Pas dhjetë javësh, Flamurtari mbetet në vendin e fundit me 5 pikë. Në anën tjetër Elbasani ka marrë kreun e renditjes me 20 pikë. Për t’u luajtur është ndeshja nesër mes Egnatias dhe Vllaznisë.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
FLAMURTARI 0-1 ELBASANI
61′ Lajthia
NGJARJET KRYESORE
90+10′ Mbyllet ndeshja me fiotren e Elbasanit.
90+9′ Ibrahimi merr vendin e Abas tek Elbasani.
90+7′ Lila ndëshkohet me karton të verdhë tek Ekbasani.
90′ Akordohen 7 minuta shtesë.
87′ Aktivizohet Lleshi dhe largohet Tsage. Loukili ndërkohë merr vendin e Diallos.
81′-84′ Akordohet penallti nga gjyqtari Doda, por më pas ndërhyn VAR. Kryesori ndryshon vendimin pas rishikimit. Trashi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta. (VIDEO)
76′ Lajthia i lë vendin Azemoviçit, ndërsa Arsen Kasa merr vendin e Qoses.
75′ Tjetër pretendim për penallti te Flamurtari. Gjyqtari Doda e quan çdo gjë të rregullt. (VIDEO)
66′ Burard merr vendin e Diavara.
64′ Janaçek ndal goditjen me kokë të Diavara. Flamurtari pranë barazimit. (VIDEO)
61′ GOOOL! Flamurtari 0-1 Elbasani/ Lajthia tund rrjetën pas goditjes me kokë. (VIDEO)
61′ Lajthia humbet rast mjaft të mirë, për të kaluar Elbasanin në avantazh. Miqtë fitojnë këndore.
60′ Marku merr vendin e Skuadrones te Flamurtari.
54′ Përplasje e ashpër e Trashit me Lilën. Kryesori Doda këshillon Trashin. (VIDEO)
51′ Bruno Lulaj ndëshkohet me karton të verdhë tek Elbasani.
51′ Aleksovski largon rrezikun nga porta e Flamurtarit. Rast i mirë për Elbasanin. (VIDEO)
45+4′ Mbyllet pjesa e parë me barazim 0-0.
45+2′ Lorenc Trashi kroson për Oshafin, goditja e të cilit me kokë nuk gjen portën.
45′ Akordohen 4 minuta shtesë.
41′ Përplasje e ashpër e portierit të Elbasanit me Oshafin e Flamurtarit. Arbitri fillimisht vijon lojën, më pas jep faull në favor të miqve. (VIDEO)
41′ Diallo provon të gjejë vetë golin, por është Skuadrone që e ndalon. (VIDEO)
33′ Çantakias ndëshkohet me karton të verdhë.
30′ Gjuajtje për t’u harruar e Lajthisë, i cili provon nga jashtë zone. (VIDEO)
28′ Goditja e Manellarit tek Elbasani përfundon jashtë.
28′ Skuadrone ndëshkohet me karton të verdhë.
21′ Diallo bën mjaft mirë duke kapur të papërgatitur mbrojtjen e Flamurtarin. Portieri Aleksovski pret pa problem gjuajtjen e sulmuesit të Elbasanit. (VIDEO)
12′ Ka tension në tribuna, për këtë ndërhyn policia. (VIDEO)
10′ Sfida ka ritëm në minutat e para. Të dyja skuadrat tregohen kërkuese.
4′ Diallo futet në zonën e Flamurtarit, po nuk shërben si duhet.
3′ Ka pretendime për penallti te Flamurtari. Gjyqtari vijon lojën. (VIDEO)
3′ Goditja e Ramirez devijohet në këndore nga Olberkis i Elbasanit. Drithërima te Elbasani. (VIDEO)
1′ Nis me vonesë ndeshja për shkak se tymi i flakadanëve pengon startin. (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
FLAMURTARI: Aleksovski; Skuadrone, Ramirez, Murataj, Veiga, Trashi, Oshafi, Nunesh, Bangali, Çantakias, Maksuti
Trajner: Françesko Moriero
ELBASANI: Janaçek; Olberkis, Lulaj, Tsage, Lajthia, Ibrahim, Manellari, Musta, Qose, Lila, Diallo
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
PANORAMASPORT.AL













