Postuar: Nëntor 16, 2025 | 22:59
VIDEO/ E braktisi Shqipërinë për të luajtur vetëm një ndeshje me Greqinë, sulmuesi i “harruar” gëzon golin e radhës
Fiorin Durmishaj u kthye në çështje përgjatë vitit 2019. Sulmuesi shqiptar vendosi të largohej nga Shqipëria ku kishte luajtur deri me grupmoshën U-21. Durmishaj zgjodhi Greqinë ku asgjë nuk shkoi siç e kishte parashikuar, duke u aktivizuar vetëm në një ndeshje.

29-vjeçari e kishte karrierën në rënie më pas. Për këtë sezon ka firmosur te Iraklis në kategorinë e dytë greke.
Minutat për Durmishajn kanë qenë të pakta. Sot iu besua një penallti në minutën e 75-të, që rezultoi vendimtare për fitoren 0-1 në transfertën e Asteras Tripolis B.
Iraklis kryeson aktualisht renditjen e përgjithshme dhe synon ngjitjen në elitë. Për të ishte goli i dytë në dy ndeshjet e fundit.
Goli i Durmishajt: (VIDEO)
PANORAMSPORT.AL













