VIDEO/ Dramë tek ekipi i Mavrajt. Kapiteni jep asist, por Ingolshtadi bie në kategorinë e tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2019 | 20:38

VIDEO/ Dramë tek ekipi i Mavrajt. Kapiteni jep asist, por Ingolshtadi bie në kategorinë e tretë

Edhe pse u duk sikur e siguroi mbijetesën, Ingolshtadi i Mërgim MAvrajt pësoi një dramë ditën e sotme.

mergim mavraj

Në finalen e kthimit ndaj Uehen, teksa e para kishte përfunduar me fitoren e ekipit të shqiptarit në transfertë 1-2, ishte klubi nga kategoria e tretë gjermane, që bëri çudinë duke fituar me shifrat 2-3.

Në total, rezultati i përgjithshëm ishte 4-4, por me më shumë gola në fushë kundërshtare, Uehen ngjitet në divizonin e dytë, ndërsa Ingolshtadi luan vitin tjetër një kategori më poshtë.

Mavraj ishte protagonist, teksa dha një asist në golin e dytë për Polsen, me një top të gjatë, por nuk mundi të bëjë më shumë. Tashmë mbetet për t’u parë nëse kapiteni i Kombëtares shqiptare do luajë vitin tjetër në ligën e tretë gjermane, apo do të kërkojë për një klub tjetër.

PANORAMASPORT.AL