VIDEO/ Dramë, festë dhe dëshpërim në Korçë! Skënderbeu dështon në shtëpinë e vet dhe bie nga kategoria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2025 | 0:09

VIDEO/ Dramë, festë dhe dëshpërim në Korçë! Skënderbeu dështon në shtëpinë e vet dhe bie nga kategoria

Korça ishte përgatitur sot për festë, por ka përjetuar një dramë, pasi është mundur në shtëpi nga Bylisi dhe ky rezultat ka shënuar rënien nga kategoria të skuadrës së drejtuar nga Ernest Gjoka.

bandicam 2025-04-27 17-24-50-265

Korçarëve u duhej fitorja për të siguruar mbijetesën dhe sulmuan ën kërkim të golit. Por ishin ballshiotët që shënuan të parët me Mustafa. Përgjigja e shpejtë e Bismark ndezi entuziazmin përsëri në stadiumin e mbushur si rrallëherë me tifozët korçarë në mbështetje të ekipit.

Por nëse nga një anë rastet humbeshin me radhë, Bylisit që i mjaftonte edhe barazimi, iu shfaq momenti i duhur për të goditur me Përgjonin në pjesën e dytë, duke gjetur edhe një herë avantazhin. Ky gol demoralizoi korçarët, të cilët shpërdoruan ato pak raste që krijuan deri në fund dhe panë ballshiotët të festonin në vërshëllimën përfundimtare për mbijetesën, teksa panë veten të rënë nga kategoria.

SKËNDERBEU-BYLIS 1-2
14′ Bismark / 10′ Mustafa, 62′ Përgjoni

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Bylsit.

90’+3’ Pas një goditje këndi, sfera shkon te Ramos në të djathtën, topi ndalet nga mbrojtësit e shumtë të rreshtuar para katërkëndorit.

90’+2’ Kundërsulm i shpejtë i Ruçit i cili niset i vetëm drejt portës por shtyn topin më shumë se duhet she sfera shkon në fundore.

90’ Jepen 7 minuta shtesë.

88’ Bismark ul topin mirë në qendër të zonës, por askush nuk mundet të devijojë para Batista. (VIDEO)

84’ Lukinjas i lë vendin në fushë Çuçkës në radhët e korçarëve.

82’ Berko dhe Marku hyjnë në fushë në vend të Mustafa dhe Abazajt në radhët e Bylisit. Mustafa ndëshkohet me të verdhë për vonesa loje.

76’ Ruçi merr vendin e Da Silva në radhët e Bylisit.

75’ Balaj merr vendin e Nikajt në radhët e Skënderbeut.

75” Kane ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë ekipin me 10 lojtarë. (VIDEO)

67’ Da Silva merr një pasim nga e majta në qendër, gjuajtja e tij fluturon mbi traversë.

66” Kane ndëshkohet me karton të verdhë.

63’ GOOOL BYLISI! Pas një aksioni të shpejtë në zonën e korçarëve, sfera shkon te Përgjoni i cili lëshon një gjuajtje të pakapshme për Alian. (VIDEO)

61’ Malomo i lë vendin në fushë Muktar në radhët e Bylisit.

58’ Përndreca ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar.

57’ Aksion nga e majat e sulmit të ballshiotëve me Da Silva, pasimi i tij gjen Kamara i cili gjuan por nuk gjen portën vendase. (VIDEO)

53’ Pasim nga e djathta për Nasr në qendër, gjuajtja e egjiptianit kalon pak mbi traversën e portës ballshiote. (VIDEO)

51’ Bruno ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Bismark.

48’ Merlim jep pasim për Nasr në të majtën, gjuajtja e sulmuesit përfundon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

47’ Bismark shfaqet menjëherë para portës, gjuajta e tij e fortë ndalet nga Batista.

46’ Pjesa e dytë nis me lëvizje të Skënderbeu pasi Merlim merr vendin e Estrela.

45’+2’ Jorgji nuk lejon të ekzekutohet goditja e dënimit dhe mbyll pjesën e parë me barazimin 1-1.

45’+2’ Nikaj ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal një kundërsulm të ballshiotëve.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

39’ Zbritje e shpejtë e ballshiotëve, Ramos ndal në momentin e fundit Da Silva në hyrje të zonës.

35’ Ndodh gjithçka në zonën e Bylisit, me Batista i cili ndal dy herë tentativat e korçarëve e pastaj është Abazaj i cili bllokon gjuajtjen e Nikajt. (VIDEO)

31’ Aksion individual i Lukinjas, ai nuk ia del të gjuajë në fund dhe shpërdoron mundësinë për të rrezikuar portën e miqve. (VIDEO)

26’ Kundërsulm i shpejtë i ballshiotëve, Mustafa mund të përfitonte, por Alia del dhe largon sferën. (VIDEO)

24’ Bismark hyn në zonë dhe pastaj rrëzohet, ka rrëmujë me topin që përplaset disa herë mes futbollistëve e më pas mbrojtja largon rreziku. (VIDEO)

16’ Da Silva shfaqet para zonës korçare dhe gjuan, por nuk gjen portën e vendasve.

14’ GOOOL Skënderbeu! Vjen shpejt barazimi kur pas një harkimi nga e majta e sulmit, Bismark me kokë tund rrjetën (VIDEO)

10’ GOOOL BYLISI! Pas një goditje këndi, Mustafa me kokë gjen golin e avantazhit (VIDEO)

3’ Përgjoni gjuan nga distanca, sfera kalon mbi traversën e portës korçare.

1’ Nis dueli në Korçë.

FORMACIONET ZYRTARE

Skënderbeu: Alia; Vaskez, De Oliveira, Prençi, Nikaj, Nasr, Sabo, Estrela, Shaqe, Lukuinjas, Bismark

Trajner: Ernest Gjoka

Bylis: Batista; Bruno, Da Silva, Kane, Përndreca, Mustafa, Kamara, Malomo, Përgjoni, Abazaj, Ilieski

Trajner: Gentian Mezani

PANORAMASPORT.AL