VIDEO/ Donald Trump nuk dëgjon Infantinon! Futbollistët e Çelsit çuditen, episodi në Botërorin e Klubeve bën xhiron e rrjetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2025 | 8:25

VIDEO/ Donald Trump nuk dëgjon Infantinon! Futbollistët e Çelsit çuditen, episodi në Botërorin e Klubeve bën xhiron e rrjetit

Donald Trump ishte i ftuari “VIP” i FIFA-s për finalen e Botërorit të Klubeve. Presidenti i SHBA-së u bë pjesë e ceremonisë së medaljeve, ndërsa bashkë me Xhani Infantinon dorëzuan trofeun e lavdishëm.

Screenshot 2025-07-14 082533

Episodi në fund ka bërë xhiron e rrjetit. Të gjithë prisnin largimin e tij nga podiumi, ndërsa Infantino e ftoi po ashtu të largohej.

Trump nuk ishte i këtij mendimi. Për këtë, pavarësisht habisë së lojtarëve të Çelsit, nuk u largua. Trump dukej si lojtar që po festonte aty.

Çelsi u bë pjesë e historisë, pasi mposhti PSG-në me rezultatin 3-0. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë.

Episodi me Trump: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL