VIDEO/ Derbi i shqiptarëve në Ukrainë, Rashica feston me një asist përballë Rrapajt dhe kap vendin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2025 | 18:22

VIDEO/ Derbi i shqiptarëve në Ukrainë, Rashica feston me një asist përballë Rrapajt dhe kap vendin e dytë

Kampionati ukrainas i futbollit dhuroi sot një derbi të mirëfilltë mes futbollistësh shqiptarë apo atyre që kanë ardhur nga Kategoria Superiore.

bandicam 2025-09-28 18-16-06-103

Në një anë rreshtohej Metalist 1925 me Ermir Rashicën dhe Peter Idoto në fushë, ndërsa Kristjan Mba ishte në pankinë. Nga ana tjetër, ishte Kolos Kovalivka i Arinaldo Rrapajt si titullar, me Albin dhe Ilir Krasniqin që e nisnin nga pankina.

Në fund, fitorja i shkoi Metalist 1925, me Ermir Rashicën protagonist pasi dha asistin për golin e vetëm të takimit.

SHIH VIDEON

Me këtë fitore, ekipi i Metalist 1925 është ngjitur përkohësisht në vendin e dytë në renditjen e kampionatit ukrainas, duke treguar se synimet në këtë edicion janë shumë serioze dhe nuk është rastësi që është përforcuar me shumë lojtarë gjatë merkatos së verës.

PANORAMASPORT.AL