VIDEO/ Çudia me lojtarët në Elbasan! Anulimi i golit të Partizanit, FSHF konfirmon çfarë ndodhi ndaj Dinamos
Derbi mes Dinamos dhe Partizanit u fitua nga dinamovitët në “Elbasan Arena”. Ekipi i Ilir Dajës triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj të kuqve, që mbyllën fazën e parë në zonën e ftohtë. Një episod i çuditshëm ndërkohë u regjistrua në minutën e 25-të.

Xhuliano Skuka u rrëzua në zonë bashkë me mbrojtësin e Dinamos, Andre Teikseiran . FSHF ka publikuar momentet e sfidës dhe konfirmohet që vërshëllima e gjyqtarit Olsion Yzeiraj erdhi pas golit të Xhudas Garsias.
E çuditshme ishte çfarë ndodhi më pas. Pas një sinjalizimi të dytë nga kryesori që drejton dorën nga mesfusha, lojtarët e Partizanit festojnë.
Më pas vijnë protestat e lojtarëve të Dinamos, ndërsa kryesori shkon te kapiteni Skuka dhe e njofton se ka akorduar faull. Rasti nuk u pa në VAR nga kryesori Yzeiraj, që rezulton ta ketë quajtur faull në sulm të Skukës. Në sistemin VAR ndërkohë ndodhej Kreshnik Barjamaj.
Pamjet dhe audio e golit të anuluar: (VIDEO)
Reagimi i Yzeirajt: (VIDEO)
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













