VIDEO/ Broja debuton në kampionat, por përjeton dramën përballë Liverpulit. Bërnli mundet nga një penallti në minutën e 95-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2025 | 23:23

VIDEO/ Broja debuton në kampionat, por përjeton dramën përballë Liverpulit. Bërnli mundet nga një penallti në minutën e 95-të

Armando Broja ka bërë debutimin e tij edhe në kampionatin anglez me fanellën e Bërnlit, duke luajtur në minutat e fundit të sfidës ndaj Liverpulit. Por sulmuesi nuk ka mundur të bëjë shumë përballë kryesuesve të kampionatit anglez të cilët kanë marrë një fitore dramatike me një penallti në minutën e 95-të.

bandicam 2025-09-14 16-49-28-462

Liverpuli dominoi ndeshjen duke luajtur gjatë gjithë kohës në sulm në kërkim të golit, ndërsa Bërnli kundërsulmonte. Rreth minutës së 80, trajneri Skot Parker vendosi të hidhte në fushë Brojën, por në ato momente Ugoçuku u ndëshkua me të kuq dhe kësisoj sulmuesit shqiptar iu desh të priste edhe disa minuta për debutimin e tij.

Megjithatë, atij iu dha mundësia të hynte në fushë në minutën e 89-të, teksa Parker i kërkoi që të mbronte, por edhe të tentonte kundërsulmet për të mbajtur Liverpulin larg katërkëndorit. Gjithsesi, gjithçka u shkatërrua në minutën e 93-të, kur Hanibal me një prekje me dorë shkaktoi penallti dhe Salah nuk e kishte të vështirë të shënonte, duke i dhënë fitoren minimale 1-0 Liverpulit në këtë ndeshje dhe vijimësinë në kryesim me pikë të plota.

BËRNLI 0-1 LIVERPUL
90’+5′ (p) Salah

Kartoni i kuq i Ugoçuku (VIDEO)

Broja hyn në lojë (VIDEO)

Goli i Salah (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Bënli-Liverpul

Screenshot 2025-09-14 135320

PANORAMASPORT.AL