Postuar: Nëntor 17, 2024 | 21:26
VIDEO/ Boksieri shqiptar hedh serbin tri herë në tapet, detyron gjyqtarin të mbyllë ndeshjen në raundin e parë
Benjamin Imeri ka treguar forcën në boks duke marrë fitoren e shtatë radhazi. Deri tani boksieri shqiptar nuk numëron asnjë humbje.

Imeri mposhti serbin Vanja Dumitrov, që në raundin e parë. Tre herë përfundoi në tapet boksieri serb në një kohë të shkurtër.
Kështu dhe gjyqtari u detyrua të mbyllë ndeshjen në favor të Benjamin Imerit.
Ndeshja e plotë: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













