VIDEO/ Balaj shtyn Kastratin, tension në fund të Flamurtari-Vllaznia për pakënaqësitë ndaj Enea Jorgjit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2026 | 20:57

VIDEO/ Balaj shtyn Kastratin, tension në fund të Flamurtari-Vllaznia për pakënaqësitë ndaj Enea Jorgjit

Ndeshja e sotme mes Flamurtarit dhe Vllaznisë është mbyllur me festën vlonjate për tre pikë që i mbajnë gjallë në luftën për mbijetesën në Superiore, por edhe me pakënaqësinë e shkodranëve që dolën pa pikë duke u dhënë mundësinë ndjekësve në renditje që t’u afrohen.

balaj kastrati

Kësisoj, me vërshëllimën përfundimtare te gjyqtarit Enea Jorgji, kishte edhe disa momente tensioni në fushë, me Lirim Kastratin i cili iu drejtua kryesorit për të shprehur pakënaqësinë e tij për disa vendime në fund ku kishte pretendime për disa faulle të vlonjatëve.

Një moment që detyroi kapitenin Balaj të ndërhynte duke e shtyrë shokun e skuadrës larg kryesorit, pasi i trembej një ndëshkimi të mundshëm pas ndeshjes, ndërsa edhe stjuardët erdhën me vrap duke marrë në “mbrojtje” kryesorin për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL