VIDEO/ Arbër Hoxha shkëlqen në Ligën e Europës, sulmuesi i Shqipërisë bëhet protagonist te goli i Dinamo Zagreb

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2026 | 21:33

VIDEO/ Arbër Hoxha shkëlqen në Ligën e Europës, sulmuesi i Shqipërisë bëhet protagonist te goli i Dinamo Zagreb

Arbër Hoxha vijon të jetë protagonist te Dinamo Zagreb. Sot asistoi golin e dytë ndaj FCSB, ndërsa Beljo dërgoi topin në rrjetë.

bandicam 2026-01-22 21-30-59-948

Ishte minuta e 11-të e ndeshjes në Ligën e Europës, kur Hoxha e gjeti shokun e skuadrës në zonë. Llogaritë e takimit të vlefshëm për raundin e shtatë bëjnë që Dinamo ta ketë të domosdoshme fitoren në shtëpi.

Hoxha e ka asistimin e dytë për këtë edicion në Ligën e Europës. Shpërthimi i tij është parë në kampionat ku në 17 paraqitje numëron gjashtë gola dhe tre asistime.

Goli i asistuar nga Hoxha: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL