VIDEO/ Aksident fatal me dy të vdekur, shikoni pamjet e boksierit Antoni Xhoshua pas përplasjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2025 | 22:41

VIDEO/ Aksident fatal me dy të vdekur, shikoni pamjet e boksierit Antoni Xhoshua pas përplasjes

Antoni Xhoshua u përfshi sot në një aksident fatal në Nigeri. Si pasojë e përplasjes pati dy të vdekur, ndërsa boksieri mbijetoi bashkë me dy të tjerë.

Screenshot 2025-12-29 170205

Gjithçka ndodhi në këtë mëngjes rreth orës 11, siç treguan autoritetet në Nigeri. 36-vjeçari i njohur në botën e boksi ishte pasagjer, ndërsa po investigohet për rrethanat që sollën përplasjen.

“AI ishte ulur në pjesën e pasme të automjetit, pësoi lëndime të lehta dhe po merr kujdes mjekësor. Tragjikisht, dy pasagjerë të tjerë në automjet humbën jetën në vendngjarje”, tha policia në njoftimin e saj.

Akoma nuk bëhet i ditur identiteti i dy viktimave, që ishin në makinë me boksierin. Dihet ndërkohë se Xhoshua e vizitonte shpesh Nigerinë.

Pamje pas përplasjes: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL