VIDEO/ 44 vite pritje për një trofe europian, Aston Vila e ekspertit Unai Emeri likuidon me 3 gola në finale Fraiburgun
Plot tre dekada pas trofeut të fundit madhor, Aston Vila i dha fund pritjes 44-vjeçare për lavdi europiane, duke triumfuar me dominim 3-0 ndaj Fraiburg në finalen e Europa League, të zhvilluar në Besiktas Park. Kjo humbje zgjati edhe më shumë pritjen e klubit gjerman për trofeun e parë madhor në histori.

Duke luajtur me fanella të bardha, si homazh për heronjtë e triumfit në Kupën e Europës më 1982, Aston Vila zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer dhe kontrolloi finalen nga fillimi deri në fund.
Freiburgu arriti të kufizonte dëmet vetëm në tre gola, por kjo kishte pak rëndësi për tifozët anglezë, të cilët festuan fitimin e një tjetër trofeu të madh, pas një sezoni ku ekipi siguroi edhe një vend në top pesëshen e Premier Ligë. Ky ishte gjithashtu triumfi i pestë në Europa League për trajnerin Unai Emeri.
FT: FRAIBURG-ASTON VILA 0-3
Tilemans 41′, Buendia 45+3′, Roxhers 58′
GOLI I ROXHERS: VIDEO
GOLI I BUENDIAS: VIDEO
GOLI I TILEMANS: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL













