VIDEO/ 15 vite pritje për aventurën Europiane, Dinamo e Ilir Dajës fiton me përmbysje në Andorrë dhe hedh një hap drejt kualifikimit
Fitore e artë për Dinamon në arenën Europiane, pas plot 15 vitesh pritje! Blutë e Ilir Dajës triumfuan me rezultatin 1 me 2, në transfertën e Andorrës ndaj Atletik D’Eskaldes.
Fotot: Nga Andorra, Ferdinand Hazisllari
Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Vieira në minutën e 43-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 0, teksa fragmetni i dytë i lojës foli për skuadrën shqiptare, që arriti të shënonte dy herë, me Zabërgjën dhe Qardakun.
Sulmuesi shqiptar i Kosovës, përfitoi nga një gabim i portierit në minutën e 65-të, ndërkohë që shkodrani Qardaku, realizoi në prekjen e parë të topit, vetëm disa sekoda pas aktivizimit.
Falë këtij triumfi Dinamo ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, teksa gjithçka pritet të formalizohet në duelin e kthimit.
FT ALTETIK D’ESKALDES-DINAMO 1-2
Vieira 43′ / Zabërgja 65′, Qardaku 86′
KOMENTI LIVE:
Mbyllet sfida!
90+5′ Zëvendësim i katërt te Dinamo, largohet Qefalija, vendin e tij e merr Maliqi.
90+4′ Pranë golit të barazimit D’Eskaldes me Piloton, që provoi me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit. Shpëton për mrekulli Dinamo. (VIDEO)
90+1′ Dërgohet edhe Jorgo Meksi me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar.
90′ Akordohen 6 minuta shtesë.
89′ Tjetër zëvendësim te Dinamo, largohet Dejvi Bregu në lojë Ferruku.
86′ GOOOOL DINAMO 1-2/ Qardaku realizon me prekjen e parë të topit. Përmbysin gjithçka të besuarit e Ilir Dajës. (VIDEO)
84′ Trajneri Daja kryen dy zëvendësime largohet Vila dhe Gasama Karamba, në lojë Qardaku dhe Beqja.
83′ Krosim në zonë nga e djathta, Vila nuk koordinohet siç duhet, duke goditur jashtë kuadratit. (VIDEO)
80′ Rrezikshëm vendasit me Andraden, topi kalon gjithë pasqyrën e portës, duke mos u devijuar nga askush. (VIDEO)
79′ Tjetër mundësi e pastër për Dinamon me Dejvi Bregun, por vlonjati nxitohet, duke sfumuar një mundësi të artë shënimi, teksa gjuajtja e tij ndalet nga portieri. (VIDEO)
73′ Shans i artë për Dinamon, për të shënuar golin e dytë, por Vila në afërsi të zonës së 5 metërshit e dërgon topin mbi kuadrat. (VIDEO)
70′ Minuta mjaft të mira për Dinamon, provon edhe Qefalija, por topi shkon mbi traversë.
68′ Provon edhe Karamba me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga portieri. (VIDEO)
65′ GOOOOL DINAMO 1-1/ Vendoset baraspesha, Baton Zabërgja përfiton nga një gafë e portierit vendas, duke përshëndetur rrjetën. Nuk fal sulmuesi dinamovit. (VIDEO)
61′ Rrezikshëm Dinamo me Lorenco Vilën, tentativa e tij shkon jashtë kuadrati. (VIDEO)
57′ Rustem Hoxha është i ndëshkuari i parë i sfidës, për ndërhyrje të gabuar ndaj Pilotos.
52′ Ndizet sfida, traversa i mohon golin e barazimit sulmuesit Nani. Pa fat dinamovitët në këto momente, pas një aksioni mjaft të bukur. (VIDEO)
47′ Goditje dënimi për Dinamon, provon Bregu, topi prek shtyllën e jashtme që mban rrjetën e portës. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë .
45′ Mbyllet pjesa e parë!
43′ GOL ATLETIK D’ESKALDES 1-0/ Kapiteni Vieira shënon me kokë pas një harkimi nga goditja e këndit. (VIDEO)
42′ Vendasit provojnë edhe me mbrojtësin Karpio, por tentativa e tij shkon në këndore.
36′ Kundërpërgjigjet Atletik D’Eskaldes me Piloton, tentativa e sulmuesit ishte qendrore duke u ndalur nga portieri Teqja. (VIDEO)
31′ Shpëton për mrekulli porta e vendasve. Portieri dhe mbrojtësi i Atletik D’Esklades. nuk merren vesh me njëri-tjetrin dhe për pak sa nuk katranosin gjithçka. Por topi shkon ngjitur me shtyllën, nuk përfiton aty as Zabërgja. Goditja e parë nga këndi për skuadrën shqiptare. (VIDEO)
25′ Lojë e vakët, ende asnjë gjuajtje në portë nga të dyja skuadrat.
10′ Minuta të mira për Dinamon që i ka mbyllur në gjysmëfushën e tyre vendasit e Atletiko D’Eskaldes.
5′ Minuta të qeta me të dyja skuadrat që kërkojnë të marrin frenat e lojës, por ende asnjë rrezik në portat respektive.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
Altetik D’Eskaldes: Marinoviç, Andrade, Alavarez, Karpio, Ronkal, Vieira, Da Silva, Modriç, Segura, Berlanga, Piloto. Trajner: D.Tenedor.
Dinamo: Teqaja, Meksi, R.Hoxha, Aliji, Lorran, Qefalija, Gasama, L.Vila, Bregu, Nani, Zabërgja. Trajner: I.Daja.

PANORAMASPORT.AL













