Vetëm katër trajnerë i mbijetuan ndryshimeve, Superiorja me emra të rinj për këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2025 | 23:59

Vetëm katër trajnerë i mbijetuan ndryshimeve, Superiorja me emra të rinj për këtë sezon

Superiorja do të nisë rrugëtimin më 22 gusht me sfidën Vllaznia-Egnatia. Më pas deri në fund të javës do të luhen edhe katër takimet e tjera të javës së parë. Njësoj si në merkato, ndryshime të shumta ka pasur edhe në stol deri tani.

superioree

Mladen Milinkoviç është tashmë trajner i Partizanit. Më tej Mirel Josa qëndron në stolin e Bylisit. Te Flamurtari është përzgjedhur trajner spanjoll. Drejtimin e skuadrës së re e ka Karlos Garsia.

Më tej mbetet për t’u parë si do shkojë për Enkeleid Dobin te Teuta. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Vangjel Milen me Tiranën. Edi Martini ndërkohë ishte pjesë e Vllaznisë në Europë dhe do e shoqërojë përgjatë kampionatit.

Trajneri Arjan Bellaj te Vora, Ivan Gvozdenoviç i Elbasanit, Ilir Daja me Dinamon dhe Edlir Tetova i Egnatias janë ata që nuk kanë ndryshuar nga sezoni i kaluar. Vetëm katër klube kanë mbetur me të njëjtët trajnerë.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL