Postuar: Janar 12, 2025 | 22:24
Veselinoviç nuk e di ku ndodhet, lojtari i Skënderbeut gjen mbrojtësin nigerian te stadiumi i Partizanit
Lojtari i Skënderbeut, Tajo, ka postuar një foto me Sodiq Ismail nga tuneli i stadiumit të Partizanit.

Sodiq është kryefjala aktuale në merkaton e Partizanit. Dhe pse nuk është prezantuar zyrtarisht, drejtori Abilaliaj tregoi se firma është hedhur në kontratë.
Mbrojtësi shihet si zëvendësues i Hadrojt në krahun e djathtë të mbrojtjes. Një pozicion ku Veselinoviç shpesh ka eksperimentuar.
Trajneri i Partizanit u shpreh për Sodiq se nuk e di ku ndodhet, pas takimit që luajti ndaj Skënderbeut. Kështu kjo “telenovelë” me lojtarin vazhdon.

PANORAMASPORT.AL













