Vendimet/ Disiplina “masakron” Laçin, pezullohet titullari i sulmit dhe dënohet presidenti. E pëson dhe zyrtari i klubit për sulmin ndaj Juxhin Xhajës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2025 | 23:59

Vendimet/ Disiplina “masakron” Laçin, pezullohet titullari i sulmit dhe dënohet presidenti. E pëson dhe zyrtari i klubit për sulmin ndaj Juxhin Xhajës

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka zbardhur vendimet, për datën 13 janar. Bie në sy ndër të tjera pezullimi i Melos nga Laçi për katër ndeshje.

disiplina

Ndërkohë presidenti i Laçit, Pashk Laska, është dënuar me 15 ndeshje pezullim për sulm ndaj zyrtarëve në përfundim të ndeshjes Egnatia-Laçi. Të njëjtin dënim ka marrë dhe Romeo Bizhdili, zyrtar i Besës, për sulmin ndaj Juxhin Xhajës në përfundim të ndeshjes me Burrelin.

Më tej janë gjobitur Elbasani dhe Bylis me 50 mijë lekë të reja, për sjellje të gabuar nga tifozët.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 13.01.2025

AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Lojtari i KF Laçi, Cordeiro Melo William, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtari i FC Besa, Romeo Bishdili, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

KF Shkumbini U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-19, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"