Vendim i papritur, anulohet ndeshja e skuadrës së Marash Kumbullës pak minuta para startit të saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2025 | 21:31

Vendim i papritur, anulohet ndeshja e skuadrës së Marash Kumbullës pak minuta para startit të saj

Ndeshje e sotme që mbyllte javën e 26 në La Liga, ajo mes Vijareal dhe Espanjolit, është anuluar vetëm pak minuta para startit të saj.

sdffdsdfsfsffsfsd

Dy skuadrat ishin duke bëtë nxemjen dhe po bëheshin gati të nisnin ndeshjen, ku do të ishte titullar edhe Marash Kumbulla me ekipin katalanas, kur erdhi lajmi fillimisht se starti i sfidës do të shtyhej disa minuta. Më pas, zyrtarët bënë të ditur se ndeshja ishte pezulluar dhe do të zhvillohej në një datë për t’u caktuar.

Shkak ishte bërë njoftimi nga shërbimi meteorologjik se në të gjithë krahinën e Kastijon do të kishte reshje shumë të forta shiu dhe rrezik të madh përmbytjesh, ndaj është vendosur pezullimi i ndeshjes dhe boshatisja e stadiumit.

PANORAMASPORT.AL