UEFA konfirmon stadiumin për ndeshjen e Vllaznisë, por e nis mbrapsht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2025 | 22:27

UEFA konfirmon stadiumin për ndeshjen e Vllaznisë, por e nis mbrapsht

UEFA ka zyrtarizuar stadiumin ku Daugavpils do të presë Vllazninë. Ky takim do të luhet më 17 korrik prej orës 17:00.

Screenshot 2025-06-22 222508

Çfarë bie në sy është se takimi i parë, më 10 korrik, akoma nuk e ka axhendën zyrtare. Vllaznia ka njoftuar se do i presë letonezë në “Elbasan Arena” dhe jo “Loro Boroçi”, megjithatë mungon konfirmimi nga UEFA.

Situatë e pazakontë për kuqeblutë, që ndërkohë kërkojnë vetëm kalimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Vllaznia pati “luftë” me Bashkinë e Shkodrës përsa i përket stadiumit “Loro Boriçi”, që në fund po rezulton se asnjë nuk do e përdorë.

Në rast se Vllaznia kalon në turin e dytë do të sfidojë fituesin e çiftit Vikingur-Malisheva. Rritet shkalla e vështirësisë, pasi Vllaznia nuk konsiderohet si skuadër favorite për raundin e dytë.

PANORAMASPORT.AL