U prezantua te Teuta, klubi i Kategorisë së Parë falenderon drejtorin sportiv për kontributin e dhënë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2025 | 11:21

U prezantua te Teuta, klubi i Kategorisë së Parë falenderon drejtorin sportiv për kontributin e dhënë

Renato Arapi para pak ditësh u prezantua te Teuta, si drejtori i ri sportiv. Ndërsa Kukësi e ka falenderuar për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e klubit verilindor.arapi

REAGIMI

FALEMINDERIT RENATO ARAPI 👋🏻

Futboll Klub Kukësi falënderon drejtorin teknik Renato Arapi për kontributin e dhënë dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës që ishte pjesë e klubit tonë.

Pas marrëveshjes së arritur mes Klubit dhe Arapit, ky i fundit do të ketë rolin e drejtorit Sportiv të Teutës.

Ditët në vijim, klubi do të prezantojë stafin e ri teknik dhe atë administrativ, për të vazhduar rrugëtimin drejt objektivit tonë 💙🤝🏻

PANORAMASPORT.AL