Triumfi me “poker” ndaj Partizanit, trajneri Martini: Na shënuan me një rast, nuk tregoj fajtorin e golit! Gjyqtari? Do marr një libër të mësoj si festohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2025 | 21:49

Triumfi me “poker” ndaj Partizanit, trajneri Martini: Na shënuan me një rast, nuk tregoj fajtorin e golit! Gjyqtari? Do marr një libër të mësoj si festohet

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, foli pas triumfit 4 me 1 që Vllaznia arriti në shtëpi ndaj Partizanit teksa tregoi hapur për vështirësitë dhe pikat ku duhet përmirësim. Ai pranoi se skuadra ka ende probleme në fazën difensive, por theksoi se më e rëndësishme është përkushtimi dhe sakrifica e lojtarëve.

bandicam 2025-09-13 21-47-14-108

Në fund shkodrani nuk i kurseu as kritikat, as ironinë, për ndëshkimin me karton të verdhë nga gjyqtari.

“Unë mendoj që kemi shumë gjëra për të përmirësuar, sidomos në aspektin difensiv, të vijë kundërshtari një herë në portë dhe të na shënojë, tregon që duhet të jemi më të përqendruar, më të gatshëm, të sakrifikojmë më tepër dhe të bëjmë pak metra më tepër, për t’i dalë Zot topave, që për një moment na dëmtojnë. Kemi gjëra për të përmirësuar, duhet të rritemi, kemi problemet tona dhe ne, por megjithatë uroj djemtë, bravo iu qoftë.  

Ne kishim dilema, edhe mungesat e lojtarëve ndikojnë. Kuro ishte i dëmtuar, Qato me virozë, Mala pa stërvitje të plotë. 3-4 lojtarë që nuk ishin në kondicionin e tyre. E dija që me këtë lojë do të prisheshin pak balancat në fazën difensive, por mendova që ishte më mirë kjo zgjidhje.  

Unë presoj lartë, nuk dua të le kundërshtarët të luajnë. Akoma kemi nevojë që ta ndryshojmë këtë mentalitet. Është një diçka që e kemi në kokë më tepër se në këmbë. Duhet ta përmirësojmë për ditë, duhet të fitojmë besimin për ditë.  

Në pjesën e dytë me ndryshimet, me Malajn dhe me Hakajn u rrit presioni ndaj kundërshtarit. Drosin e kishim me ekipin kombëtar, nuk ishte me ne. Unë jam në një pozitë që nuk di kë të fus dhe kë të lë, sepse ekipi është i plotë në të gjitha anët. Unë kam burra në ekip, djem të mirë, edhe rotacioni është pjesë e lojës. Kampionati është i gjatë, diferenca është e njëjtë. Na del punë shumë për të bërë.  

Unë nuk dua të përmend emra, gabim i kujt ishte te goli. Nuk ua jap kënaqësinë të tregoj fajtorin e golit. Rëndësi ka që fituam ndeshjen. Djemtë janë të gjithë njësoj, unë nuk e them.  

Kur bërtita dhe shava më nxorën të verdhë dhe të kuq, kur festova prap  të verdhë, nuk e di, do marr një libër e ta shikoj çfarë duhet të bëj”, u shpreh Martini për “Super Gol”.

PANORAMASPORT.AL