Triumfi i PSG-së me penallti në finalen e Champions, shikoni cili zgjidhet “Lojtari i Ndeshjes” nga UEFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2026 | 21:11

Triumfi i PSG-së me penallti në finalen e Champions, shikoni cili zgjidhet “Lojtari i Ndeshjes” nga UEFA

PSG-ja triumfoi me penallti në finalen e madhe të Champions-it ndaj Arsenalit, teksa koha e rregullt u mbyll në barazim 1 me 1.

psg

Mesfushori portugez Vitinja ishte protagonisti kryesor i finales, duke u shpallur “Lojtari i Ndeshjes” nga UEFA, falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme në mesfushë. Mesfushori i PSG-së luajti 105 minuta dhe tregoi qetësi e saktësi të lartë në organizimin e lojës.

vitinja

Me 97% saktësi në pasime, ai kontrolloi ritmin e takimit dhe ishte pika e referimit për skuadrën e tij. Vitinja përshkoi 12.7 kilometra gjatë ndeshjes, duke dëshmuar angazhim maksimal në të dyja fazat e lojës. Edhe pse nuk shënoi apo asistoi, ndikimi i tij në fushë ishte vendimtar për suksesin e ekipit.

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL