Triumfi i Aston Vilës në finalen e Ligës së Konferencës, ja çfarë do të ndodhë me Dinamon e Ilir Dajës
Finalja e sotme e Ligës së Europës mes Fraiburgut dhe Aston Vilës u ndoq me interes të madh edhe në Shqipëri, pasi rezultati i saj lidhej drejtpërdrejt me rrugëtimin europian të Dinamos.

Klubi blu, që këtë sezon fitoi Kupën e Shqipërisë për të dytin vit radhazi, bëri tifo për skuadrën gjermane, pasi një sukses i Fraiburgut do t’i jepte Dinamos një avantazh të rëndësishëm në kupat e Europës, konkretisht në Ligën e Konferencës.
Në rast se Fraiburgu fitonte trofeun, Dinamo si fituese e Kupës së Shqipërisë do të përfitonte një kalim në turin e dytë të Ligës së Konferencës, duke shmangur një raund eliminator dhe duke fituar më shumë kohë për përgatitjet verore. Kjo gjë nuk ndodhi, ndaj Dinamo do e nisë nga raundi i parë.
PANORAMASPORT.AL













