Tri ditë para përballjes delikate, ja pse Tirana dhe Laçi nuk e dinë ku do luajnë
Tirana dhe Laçi do të përballen të enjtën në sfidën që ka vlerë për javën e 28-të të Superiore. Duel mjaft delikat për dy skuadrat që kërkojnë mbijetesën, ndërsa axhenda ka mbetur në ajër.

Për momentin vetëm ora 16:30 bëhet e ditur nga FSHF, kur kanë mbetur tri ditë nga ndeshja. Kështu mund të ketë ndryshime, pasi stadiumi akoma nuk bëhet i ditur.
E sigurt është që nuk do të ketë një ndeshje në “Elbasan Arena”. Të enjten në orën 16:30, Elbasani do të jetë duke u përballur me Skënderbeun në shtëpinë e tij.
Stadiumet e Vlorës, Durrësit, Elbasanit, Lushnjës dhe Korçës janë përzgjedhur më parë nga bardheblutë. Kujtojmë se në stadiumin e Skënderbeut është pritur ndeshja e fazës së dytë kundër Laçit, që u mbyll me barazim.
PANORAMASPORT.AL













