Tre vite më parë ishte hero, Lluka do rikthimin në elitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2014 | 21:57

Tre vite më parë ishte hero, Lluka do rikthimin në elitë

LlukaPranë Luftëtarit është rikthyer në këtë merkato vere edhe Julian Lluka. Të gjithë e mbajnë mend mesfushorin gjirokastrit, i cili tri sezone më parë realizoi një eurogol në ndeshjen e parafundit të kampionatit ndaj Kukësit në transfertë, ku në fund të asaj sfide bluzinjtë siguruan rikthimin në Superiore pas pesë sezonesh mungesë. “Rikthimin te Luftëtari e shoh si një detyrim. Ekipi ka elementë cilësorë dhe koordinimi në grup të ndihmon të japësh më të mirën tënde në fushë. Mendoj se ardhja e Devollit në krye të Luftëtarit është gjëja e duhur. Çelësi i suksesit është trajneri. Ai do të ndërtojë një skuadër të denjë dhe me punë mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për t’u rikthyer në Superiore. Kampionati i Kategorisë së Parë do të jetë shumë i fortë. Në grupin e Jugut, ku bëjmë pjesë edhe ne, ka skuadra me emër në futbollin shqiptar dhe me histori. Por, me punë dhe sakrificë çdo gjë arrihet”, – shprehet Lluka në prononcimin e tij për gazetën “Panorama Sport”.
Tomor Shehu