Tre ish-lojtarë të Egnatias tundin rrjetën në Europë, por asnjë prej tyre nuk feston fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2025 | 11:24

Tre ish-lojtarë të Egnatias tundin rrjetën në Europë, por asnjë prej tyre nuk feston fitoren

Tre ish-lojtarë të Egnatias kanë gjetur golin në Europë. Bëhet fjalë për Alesandro Ahmetajn, Juba Dramen dhe Redon Mihanën. Si për fat, asnjë prej tyre nuk festoi fitoren.

Screenshot 2025-09-14 112350

Fillimisht ishte Redon Mihana, që shënoi për Marsaxlok ndaj Valetës. Këto të fundit fituan 1 me 3.

Më tej Juba Drame, gjeti golin në ligën e katërt franceze. Ish-sulmuesi i Egnatias zhbllokoi sfidën në favor të GOAL FC, që më pas u mposht(1-2) nga SC de Tulon.

Gol shënoi edhe Alesandro Ahmetaj, që e kishte të dytin me ND Goricën në ligën e dytë sllovene. Ahmetaj barazoi takimin 1 me 1 ndaj Biljes.

PANORAMASPORT.AL