Transformimi i frikshëm i Kristal Palas/ Nga 119 vitet pa trofe te 12 muajt magjikë me 3 kurorëzime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2026 | 23:22

Transformimi i frikshëm i Kristal Palas/ Nga 119 vitet pa trofe te 12 muajt magjikë me 3 kurorëzime

Kristal Palas po jeton periudhën më të artë në historinë e klubit. Pas 119 vitesh ekzistence pa trofe madhor europian apo anglez, skuadra londineze fitoi tre trofe brenda vetëm 12 muajve: FA Cup, FA Community Shield dhe UEFA Conference League.

IMG_8161-2048x1152

Suksesi i madh erdhi nën drejtimin e Oliver Glasner, i cili e transformoi Kristal Palas në një skuadër fituese dhe konkurruese në Europë. Triumfi në Conference League kundër Rajo Vajekanos vulosi sezonin më historik të klubit.

Nga një ekip që për dekada luftonte për mbijetesë në elitën angleze, Kristal Palace tashmë ka hyrë në librat e historisë si një nga surprizat më të mëdha të futbollit europian në vitet e fundit.

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL