Transferimi i Dodajt, presidenti i Vllaznisë: Puna dhe talenti shpërblehen gjithmonë, je shembulli më i mirë për çdo të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2025 | 12:55

Transferimi i Dodajt, presidenti i Vllaznisë: Puna dhe talenti shpërblehen gjithmonë, je shembulli më i mirë për çdo të ri

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi ka reaguar për transferimin e Kevin Dodaj tek CSKA Sofia. Ai shkruan se kjo është një arritje e madhe si dhe e falenderon për kontributin e dhënë.xhaferiNjoftimi i Xhaferit

🔴🔵 Suksese Kevin Dodaj!
Transferimi yt tek CSKA Sofia është një hap i madh dhe i merituar në karrierën tënde – një dëshmi se puna, talenti dhe përkushtimi shpërblehen gjithmonë.
Vllaznia do të mbetet përgjithmonë shtëpia jote, dhe ti je shembulli më i mirë për çdo të ri që ëndërron të arrijë majat në futboll ⚽
Faleminderit për gjithçka ke dhënë për fanellën ❤️💙! Një falënderim i veçantë shkon për gjithë strukturën e Akademisë Vllaznia dhe stafet teknike të ekipit të parë që ndihmuan në këtë arritje të rëndësishme për klubin dhe për ty si sportist.
Na bëj krenar, Kevin!
🚀 Lart e më lart ❤️🖤🇦🇱 ⚽️