Tragjedia në botën e sportit, vdes boksieri 18-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2026 | 13:50

Tragjedia në botën e sportit, vdes boksieri 18-vjeçar

Disa ditë pas tragjedisë në Crans-Montana, zjarrit ku humbën jetën të paktën 40 persona dhe mbi njëqind të tjerë mbetën të plagosur, autoritetet vijojnë punën e vështirë për identifikimin e viktimave.

Screenshot 2026-01-06 135013

Një prej tyre është boksieri i ri 18-vjeçar Benjamin Johnson, vdekjen e të cilit e bëri të ditur Federata Zvicerane e Boksit. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Benjamin Johnson, anëtar i Klubit të Boksit të Lozanës, i cili humbi jetën në tragjedinë e ndodhur më 1 janar në CransMontana”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Gjithashtu, është bërë e ditur se sportisti humbi jetën teksa po ndihmonte një mik, të cilin arriti ta shpëtonte. “Ky akt i fundit altruizmi pasqyron në mënyrë të përkryer karakterin e tij: ai ishte gjithmonë i gatshëm të ndihmonte të tjerët. Ishte një sportist me të ardhme të madhe dhe një personalitet i ndritur. Do ta kujtoj gjithmonë si një djalë pozitiv, të buzëqeshur dhe plot respekt”, deklaroi presidenti i Federatës, Amir Orfia. Benjamin Johnson është sportisti i dytë që humb jetën në këtë tragjedi, pas golfistit të ri Emanuele Galeppini.

PANORAMASPORT.AL