Tjetër finale, Dembele: Fantastike nëse PSG fiton Ligën e Kampioneve, Topi i Artë vjen më vonë
Osmane Dembele është i pëqëndruar. Mendja e tij është për të bërë një dygolësh në Ligën e Kampionëve, diçka historike për klubin, por edhe për të, sepse mund ta riafirmojë edhe si kandidat për Topin e tij të dytë të Artë. Në mendjet e medias më shumë se Osmane është një tjetër “Topi i Artë”.

“Nuk më ka ndryshuar shumë, as në mënyrën se si luaj, e di që kam më shumë përgjegjësi dhe gjithmonë përpiqem të jem mirë, nuk ka ndryshuar dëshirën time për të fituar tituj me PSG-në dhe nuk ka asgjë më shumë se kaq në kokën time. E di që flitet shumë për “Topin e Artë”, por gjëja e parë është të fitosh me klubin edhe për shkak të tifozëve. Të tjerat vijnë më vonë”, ka deklaruar para finales së madhe Dembele. Nesër është një tjetër finale, por ai ende ka në mendje furinë dhe fitoren magjike 5-0 ndaj Interit.
“Finalja ndaj Interit është e paharrueshme, por gjithçka fillon nga e para ndaj Arsenalit. Edhe pse fitimi i Ligës së dytë të Champions League “do të ishte diçka historike”. Ai thotë se është gati të luajë pasi ka kapërcyer shqetësimin. “Ka qenë një vit i komplikuar për të gjithë sepse nuk kemi pasur shumë pushim, por ndihem njëqind për qind dhe u përgatitëm mirë për ndeshjen”. Në fund edhe diçka për trajnerin.
“Luis Enrike është një nga trajnerët më të mirë që kam pasur ndonjëherë, kam përparuar me ose pa top, kam edhe lojtarë të jashtëzakonshëm në krah dhe kjo e bën më të lehtë”, thotë ish-lojtari i Barçës. Nëse jemi këtu në kë të finale, kjo është sepse ne i kemi bërë gjërat siç duhet”, ka përfunduar ai.
PANORAMASPORT.AL













