“Titullar? Jam gati, por vendos Martini”, Dodaj për të ardhmen pas fitores së Vllaznisë: Do kthehem te CSKA
Kevin Dodaj u kthye titullar te Vllaznia në Kupën e Shqipërisë. Sulmuesi i huazuar nga CSKA tha fjalën e tij pas fitores 0 me 1 ndaj Bylisit në Ballsh.

“Besoj jam gati, sot u ndjeva shumë mirë. Ndihmova ekipin dhe luftova çdo minutë, besoj se po, jam gati.
Anësor i majtë apo me dy sulmues më mirë si sot? Mirë ndihem sepse edhe në ndeshjen e fundit me Vllazninë në Europë luajta në këtë pozicion. Sulmoj hapësirat, mund ta bëj edhe këtë pozicion.
Besoj se është Vllazni më e fortë, jemi më pretendentë. Më e fortë duket. Është dhe karakteri i ekipit, të bësh gjashtë fitore radhazi pa pësuar gol është diçka shumë e mirë për ekipin. Na jep besim dhe ne sulmuesve.
Titullar? Besoj unë gati jam për çdo minutë që më jepet. Vendos trajneri, nëse do më fusë 1 minutë unë do jap maksimumin për atë minutë. Trajneri vendos në fund të ditës.
Unë te Vllaznia jam i huazuar deri në fund të sezonit, besoj do kthehem tek ekipi i CSKA. Unë do jap maksimumin në çdo ndeshje këtu sepse kam ardhur për të mirën time. Shpresoj ta ndihmoj Vllazninë, pastaj deri në fund të kampionatit të shohim”, u shpreh Dodaj për “RTSH”.
PANORAMASPORT.AL













