Tirana-Nuhiju, tani është zyrtare! Akord mes palëve edhe për të ardhmen e bardhebluve
Ardijan Nuhiju nuk është më trajneri i Tiranës. Lajmi tashmë konfirmohet edhe në klubin bardheblu, pasi palët i kanë dhënë lamtumirën njëra-tjetrës në pasditen e sotme.

Gazeta “Panorama Sport”, ka mësuar pranë klubit se ka pasur një bisedë mes Nuhijut dhe drejtuesve të klubit gjatë ditës së sotme, duke vendosur në fund “divorcin” që dukej i pashmangshëm pas rezultateve të fundit dhe paraqitjeve që nuk ishin bindëse.
Gazeta kontaktoi trajnerin Nuhiju, por deri në pasditen e sotme, nuk ka marrë përgjigje nga ai për një reagim.
Ndërkohë, mësohet se klubi bardheblu ka gjetur akordin edhe me Orges Shehin, i cili do të marrë drejtimin e bardhebluve dhe në orët në vijim pritet të bëjë zyrtare ndryshimet e reja.
OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL













