Tirana intensifikon përgatitjet, dy seanca stërvitore në një ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2025 | 21:17

Tirana intensifikon përgatitjet, dy seanca stërvitore në një ditë

KF Tirana ka zhvilluar dje dy seanca stërvitore, duke rritur ritmin në prag të nisjes së sezonit të ri.

tirana

Seanca e parë u mbajt në mëngjes, në orën 08:30, me fokus te puna fizike dhe ushtrimet për forcimin e grupit. Pasdite, bardheblutë u rikthyen në fushë, ku trajneri Vangjel Mile u përqendrua më shumë te kolaudimi i formacionit, duke provuar skemat dhe kombinimet e lojtarëve në reparte të ndryshme.

Atmosfera në skuadër ishte pozitive, pavarësisht disa mungesave dhe menaxhimit të ngarkesave për disa lojtarë. Tabeku dhe Lleshi u mjaftuan me vrapime rreth fushës, si pjesë e një programi të lehtë, ndërsa stafi siguroi se nuk ka asgjë shqetësuese për gjendjen e tyre.

Me këtë ritëm dhe me fokusin te ekuilibri mes përgatitjes fizike dhe provës së skemave taktike, Tirana po hyn në fazën përfundimtare të kolaudimit të formacionit që do të zbresë në fushë në startin e kampionatit.

PANORAMASPORT.AL