Postuar: Qershor 5, 2025 | 19:10
Tirana e re ka një “afat”, 10 qershori është dita e ndryshimeve bardheblu
Tirana e re pritet të ravijëzohet nga 10 qershori e në vazhdim. Burime në klub bëjnë me dije se deri në atë datë, presidenti Refik Halili nuk do të bëjë asnjë lëvizje.

Më pas, bardheblutë do të ndajnë gjërat me lojtarët aktualë dhe do të shohin për sezonin e ri. 39 pikë grumbulloi Tirana këtë sezon në Kategorinë Superiore. Bardheblutë janë 11 pikë më pak se kampionati i shkuar ku u renditën të 5-tët me 50 pikë.
Tirana ka nisur revolucionin për sezonin e ri ku zyrtarizoi largimin e Agim Ibraimit nga detyra e drejtorit sportiv. Pasuesi i tij pritet të jetë Tefik Osmani, që do të ndërtojë skuadrën.
PANORAMASPORT.AL













