Postuar: Shkurt 1, 2026 | 21:43
Tirana e largoi si të padëshiruar, sulmuesi që nuk shënoi asnjë gol befason me klubin e ri
Abel Abah ka befasuar me klubin e ri. Sulmuesi që u largua si i padëshiruar nga Tirana është transferuar tek Azam FC në Tanzani. Pas eksperiencave në Serbi dhe Shqipëri, largohet shumë larg Europës.

23-vjeçari nigerian afrohej te Tirana në verën e vitit 2024. Vështirësitë ishin të mëdha në të dyja edicionet, ndërsa doli edhe jashtë planeve të klubit.
Sulmuesi anësor ka kujtimin e 25 ndeshjeve ku nuk shënoi asnjë gol. Gjatë periudhës së tij me bardheblutë asistoi tri herë.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













