Tirana, dominim në dy dekada me Dinamon
Tirana do të luajë ditën e diel, ndoshta përballjen më të rëndësishme të sezonit, kundër Dinamos.

Në një ndeshje ku duhet të fitojë medoemos, nëse do të qëndrojë në Kategorinë Superiore. Gjithsesi, ndonëse ekipi bardheblu do të fitojë këtë takim, sido që të shkojnë ndeshjet e tjera, Tirana do të shkojë në “play out”. Po a ka mundësi Tirana të mundë Dinamon? Statistikat thonë që po. Tirana, nga viti 2001 e në vazhdim, ka dominuar takimet. Në 25 takime të luajtura mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, bardhebluë kanë fituar 12 herë. Më saktë, janë 48% të takimeve të fituara. Katër takime janë mbyllur në barazim, ndërsa nëntë ndeshje të tjera janë në krahun e Dinamos.
DY KUPA – Në dy dekadat e fundit, në përballjet mes Tiranës dhe Dinamos, ka pasur dy raste kur bardheblutë dhe blutë janë përballur në finalen e Kupës së Shqipërisë. Në të dyja rastet, kanë qenë 26 herë kampionët që kanë ngritur trofeun.
SEZONI 2024-2025 – Tirana do të përballet me Dinamon në ndeshjen e javës së 36-të, por statistikat janë kundër saj. Bardheblutë nuk fitojnë një takim me Dinamon prej 17 marsit të vitit 2024, kur i mundnin blutë 3-2. Tirana, në tri takimet e fundit, ka një barazim pa gola dhe dy humbje 2-1 dhe 1-4. Ndeshja derbi mes dy ekipeve ka një të veçantë: këtë kampionat nuk është luajtur asnjëherë në kryeqytet. Takimi i parë u zhvillua në Vlorë, më pas ndeshja e dytë u spostua në Elbasan, me blutë pritës dhe sfida e tretë po në Elbasan me 26 herë kampionët si të zotët e shtëpisë. Ndeshja e katërt luhet po në “Elbasan Arena”.
OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL













