Tirana, dilemat e stafit për sfidën me ballshiotët. Ja formacioni anti-Bylis

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2026 | 8:33

Tirana, dilemat e stafit për sfidën me ballshiotët. Ja formacioni anti-Bylis

Tirana përgatitet për një tjetër sfidë të rëndësishme në kampionat, ku përballë do të ketë Bylisin. Bardheblutë synojnë një rezultat pozitiv në një moment delikat të sezonit dhe stafi teknik pritet të mbështetet te një formacion që ofron ekuilibër mes mbrojtjes dhe repartit ofensiv.

tirana

Në portë pritet të konfirmohet Bekaj, i cili ka qenë zgjedhja kryesore mes shtyllave dhe pritet të mbajë sërish peshën e repartit defensiv. Para tij, në vijën e mbrojtjes mund të rreshtohen Vera, Kortez, Kresiç dhe Ndong, një repart që do të ketë detyrën të ndalë sulmet e kundërshtarit dhe të japë siguri në prapavijë. Në mesfushë pritet të luajnë Mysloviç, Meta dhe Rafael. Ky repart do të ketë rol kyç në ndërtimin e aksioneve dhe në balancimin e lojës, duke lidhur mbrojtjen me sulmin.

Nga këta lojtarë pritet edhe kreativiteti për të krijuar hapësira dhe për të furnizuar repartin ofensiv. Ndërkohë, në repartin e avancuar pritet të aktivizohet treshja Haxhiu–Tabeku–Xhixha. Këta tre lojtarë do të kenë përgjegjësinë kryesore për të rrezikuar portën kundërshtare, me Xhixhën që mbetet pika kryesore e referimit në sulm dhe lojtari nga i cili priten golat.

Megjithatë, nuk përjashtohet që gjatë ndeshjes të ketë edhe ndryshime taktike, në varësi të rrjedhës së lojës. Stafi teknik kërkon nga skuadra më shumë përqendrim dhe efikasitet përpara portës, në një ndeshje që mund të ketë peshë të madhe në ecurinë e sezonit për bardheblutë.FD

PANORAMASPORT.AL